×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia konfiskon mbi 7 mijë kg mjaltë në Ferizaj

    Insajderi
    21 September 2022 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi 7 mijë kilogram majtë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, shkruan Insajderi.

    Origjina e mjaltës nuk dihet. Mbi 5 mijë janë gjetur në një depo në Ferizaj dhe 2 mijë janë gjetur në Han të Elezit.

    “Gjatë kontrollit në një depo në Ferizaj janë gjetur 5033 kg mjaltë , ndërsa në Han të Elezit janë gjetur 2075 kg mjaltë, të cilat më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftim të policisë.

    Njoftimi i plotë:

    Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar disa informacione për disa mallra të dyshuara (mjaltë) pa origjinë që janë të fshehura në Ferizaj dhe në Han të Elezit.

    Në lidhje me këtë hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizimin e Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot rreth orës 12:00 ka nisur kontrollet në katër lokacione të ndara në Ferizaj dhe Hani Elezit.

    Gjatë kontrollit në një depo në Ferizaj janë gjetur 5033 kg mjaltë , ndërsa në Han të Elezit janë gjetur 2075 kg mjaltë, të cilat më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

    Në lidhje me këtë janë njoftuar Dogana e Kosovës , inspektorët e AUVK-ut dhe Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës të cilët janë në vendin e ngjarjes , për procedura të mëtjeme hetimore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark