×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kroate kap një ushtar duke transportuar një kosovar që ka bërë hyrje ilegale

    Insajderi
    02 March 2024 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë ka njoftuar se Policia e këtij shteti ka kapur një pjesëtar të forcave të tyre të armatosura, duke e bartur një qytetar nga Kosova që ka hyrë ilegalisht në territorin e tyre.

    Ky institucion ka konfirmuar se ushtari 30-vjeçar është ndaluar në një pushimore në autostradën A1 në Dusina.

    Sipas tyre bëhet fjalë për një person ushtarakisht aktiv, derisa thuhet se do të pasojnë procedura disiplinore, kjo në kuadër të Forcave të Armatosura.

    Nga raportimet, ushtari kroat nuk ishte duke e kontrabanduar kosovarin, por vetëm që e ka transportuar atë në një pikë të caktuar.

    Ai akuzohet sipas nenit 53 të Ligjit për të Huaj, që thotë se “është e ndaluar që të asistohen qytetarë të një vendi të tretë për kalim ilegal, transit, apo edhe qëndrim”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark