×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në aksion, zbarkojnë në disa lokacione në Kosovë

    Insajderi
    19 September 2023 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke kryer një operacion policor në disa lokacione të ndryshme në rajonet e Kosovës.

    “Mund të konfirmojmë se Departamenti i Hetimeve përmes Drejtorisë për  Hetimin e Krimeve Kibernetike është duke e realizuar një operacion policor, i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, në disa rajone të Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani për Gazetën Insajderi.

    Operacioni policor është duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

    Pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark