Insajderi
Lajme

Policia kufitare në Kamenicë operon pa armë të gjata, e turpshme për këtë qeveri, thotë Haradinaj

Insajderi
23 January 2024 - 17:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia kufitare në Kamenicë operon pa armë të gjata, e turpshme për këtë qeveri, thotë Haradinaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar Kamenicën. Ai tha se është njoftuar se policia e kësaj zone kudirare participon vet për servisimin e automjeteve.

Haradinaj thotë se është alarmuar pasi policia e Kosovës e ruan kufirin por nuk iu lejohen armët të gjata.

“Sot isha me disa miq në Kamenicë dhe për çudi policia e kësaj zone kufitare participon vet për servisim të automjetit. Madje Policia kryen detyrat e saj me automjete të dhuruara nga Komuna e që as një parakusht nuk e plotësojnë. Ata e ruajnë kufirin e nuk ju lejohen armë të gjata”, shkroi ai në Facebook.

“Kjo është e turpshme për këtë shtet e këtë qeveri!”, ka thënë Daut Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark