×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia me apel qytetarëve: Respektoni rregullat e trafikut rrugor, mos u bëni pjesë e statistikave

    Insajderi
    26 February 2024 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka dal me një apel drejtuar qytetarëve lidhur me respektimin e rregullave të trafikut rrugor.

    Respektoni rregullat e trafikut rrugor për të shmangur aksidentet fatale, mos u bëni pjesë e statistikave”, kështu filloi komunikata e policisë.

    Më tutje ata treguan se gjatë 24 orëve të kaluara, janë evidentuar 34 aksidente në trafikun rrugor, ku sot në Prishtinë, një person ka humbur jetën.

    “Apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë të kujdesshëm dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti parandalimin e aksidenteve të tilla me pasoja fatale”, është thënë në komunikatën e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark