×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia në aksion për ndërtimet pa leje në Bogaj, amnistohet objekti i vëllait të policit pejan

    Insajderi
    05 December 2022 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një operacion policor nënë mbikqyrjen e Prokurorisë në Pejë ka vazhduar në Bogaj- Rugovë e Pejës. Deri tash janë identifikuar 8 objekte pa leje, kryesisht villa.

    Në raportin që e ka siguruar Insajderi jepen detaje për këtë operacion.

    Sipas këtij raporti janë inicuar tetë raste “Ndërtim pa leje” si dhe kanë mbetur edhe dy raste për verifkim.

    Patrolla jonë e sketorit e përbërë nga unë ZP Hazir Sefa hetues Valon Zeka një patroll e njësitit MJRSH e përberë nga ZP Halil Dreshaj , Beqir Krasniqi, Shpetim Gashi po ashtu prezent dhe pylltarët Kushtrim Nikqi, Jashar Hasaj kemi vepruar në zonën e Rugovës lidhur me ndërtimet pa leje. Patrolla jonë përveç që kemi inicuar tetë raste të datës 01/1/22 kanë mbetur edhe dy raste të verifikohen se a janë raste të inicuara mëparë ku rasti i parë ka qenë i inicuar dy herë për të njetitin lokacion 2021 DA 7123 dhe 2012 DA 1688 ndërsa rasti i dytë pas verifikimit ka qenë rast i ri i cili është inicuar tani me 2022 DA 2183 dhe në konsultim me prokuroren e shtetit Mirlinda Gacaferri rasti si i tillë inicohet si ndërtim pa leje ”, thuhet në raport.

    Burime të Insajderit bëjnë me dije se ky operacion, i realizuar nga policët Hazir Sefa dhe hetus  Valon Zeka ka qenë i ashpër me qytetarët që dyshohet se kanë ndërtuar pa leje, por ka amnistuar një objekt të vëllait të një polici pejan.

    Insajderi merr vesh se bëhet fjalë për villën e vëllait të oficerit Muhamet Kurboga.

    Ky objekt, që sipas burimeve të Insajderit është në pronësi të vëllait të Policit Kurbogaj, në raport është shënuar si i paidentifikuar.

    Kanë mbetur edhe dy raste të verifikohen se a janë raste të inicuara mëparë ku rasti i parë ka qenë i inicuar dy herë për të njetitin lokacion 2021 DA 7123 dhe 2012 DA 1688 ndërsa rasti i dytë pas verfikimit ka qenë rast i ri i icli është inicuar tani me 2022 DA 2183“, thuhet në raportin e siguruar nga Gazeta Insajderi.

    Në ketë raport ai është shënuar si N.N.

    Insajderi ka kontaktuar Policinë në Pejë për të marrë një koment se pse objekti i cili, sipas burimeve të Insajderit, i përket vëllait të policit, nuk është shënuar në raport.

    Deri tash në Polici nuk kanë komentuar por vetëm kanë thënë se informacionet janë përcjellur të Drejtoria e Policisë.

    “Lidhur me kërkesën tuaj ne kemi dërguar atë në Stacion Policor ku kemi kërkuar informata për të hetuar rastin”, tha zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark