×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia nisë hetimet për përleshjen ndërmjet Krasniqit e Sveçlës

    Insajderi
    01 November 2018 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për rrahjen ndërmjet deputetit të PSD-së, Frashër Krasniqi dhe atij të VV-së, Xhelal Sveçlës hetime ka nisur edhe Policia.

    Kjo është konfirmuar për Gazetën Insajderi nga prokurori, Ibrahim Berisha.

    Berisha ka thënë se zyrtarët policor tash do të vazhdojnë me grumbullimin e provave dhe intervistat me dëshmitarë.

    “Në mëngjes sot kanë qenë policia te unë në zyrë, paraprakisht kanë biseduar me prokurorin kujdestar dhe ai i ka udhëzuar. Ata kanë pasur një raport fillestar të hetimeve, kanë filluar me një raport policor, dhe tash autorizohen  që të grumbullojnë prova dhe me i dëgju dëshmitarët”, ka thënë Berisha.

    Në lidhje me këtë përplasje për Insajderin ka folur edhe vetë deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi.

    Ai ka thënë për Insajderin se nuk ka pasur përleshje, por vetëm një fjalosje të tensionuar. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark