×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia: Një grua u mbajt me dhunë në veturë për katër orë

    Insajderi
    10 August 2023 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka mbajtur për katër orë të mbyllur në veturë një grua të Shqipërisë.

    Sipas policisë, gruaja ishte futur dhunshëm në veturë.

    I dyshuari pas intervistimit është liruar, njofton policia.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM NGA LIRIA: Istog, 09.08.2023 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar  pasi i njëjti dhunshëm e kishte futur në veturën e tij viktimën femër shtetase të Shqipërisë. Pasi e kishte mbajtur viktimën në veturë për rreth 4 orë, të njëjtën e kishte liruar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark