×
  • Lajme
  • Aktuale

    Policia parandalon kontrabandimin e 15 deleve

    Insajderi
    14 December 2022 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës në brezin kufitar me Maqedoninë.

    Sipas njoftimit, sot më 14 dhjetor 2022, rreth orës 12:20, në fshatin Debellde, në drejtim të Vitisë është vërejtur duke qarkulluar një automjet transportues ngjyrë e bardhë me targa vendore.

    Më pas, njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë automjetin të cilin e ngiste një mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit të automjetit, është vërejtur se në të kishte të ngarkuar 15 dele, të cilat nuk kishin të vendosura në vesh martikula.

    Njoftimi i plotë:

    Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)-Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar aktivitete, kontrollet taktike dhe operacionet policore në teren.

    Njësitet e task-forcës operative të DRPK-Lindjes, pas pranimit të informatave nga tereni për lëvizje të dyshimta (kontrabandë me mallra) në brezin kufitar me Maqedoninë, kanë ndërmarr masa të nevojshme operativo-taktike duke ngritur prita dhe kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësorë të fshatrave të Vitisë.

    Sot, më 14 dhjetor 2022, rreth orës 12:20, në fshatin Debellde, në drejtim të Vitisë është vërejtur duke qarkulluar një automjet transportues ngjyrë e bardhë me targa vendore. Njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë automjetin të cilin e ngiste një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, është vërejtur se në të kishte të ngarkuar kafshë të imta (15 dele), të cilat nuk kishin të vendosura në vesh martikula.

    Nën dyshimin se i dyshuari ka kryer veprën penale ‘kontrabanda me mallra’, dukë sjellë në mënyrë ilegale kafshë nga Maqedonia e Veriut është iniciuar rasti, i cili është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare-Lindje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark