Policia po heton vdekjen e Alban Tolaj që u gjet pa shenja jete në banesën e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia po heton vdekjen e Alban Tolaj që u gjet pa shenja jete në banesën e tij

    Insajderi
    05 April 2025 - 08:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premtën në Prishtinë, ku një zyrtar policor dyshohet që i ka dhënë fund jetës.

    Bëhet fjalë për Alban Tolaj, i cili u gjet pa shenja jete dje në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    Në raportin 24-orësh të policisë sot thuhet se vdekja e tij është duke u hetuar, derisa trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.

    “Prishtinë 04.04.2025 – 14:40. Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, tha policia.

    Insajderi sjell pamje nga vendi i ngjarjes:

    Për këtë rast dje ka folur edhe Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, i cili shprehu ngushëllime familjes e kolegëve të tij në polici.

    ‘‘Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar  po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike. Policia e Kosovës shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e zyrtarit të ndjerë”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark