×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Policia publikon foton e një personi të zhdukur, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Insajderi
    06 October 2023 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e një personi të zhdukur.

    Bëhet fjalë për Jeton (Sokol) Markaj, i lindur me 14.02.1980 në Gllaviciqё të Pejёs.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

    192 dhe 080019999 (pa pagesë)

    039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

    E-mail adresa: [email protected]

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark