×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia publikon pamje të tentimvrasjes në Ferizaj

    Insajderi
    03 November 2023 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka publikuar pamje të rastit që ka ndodhur këtë të premte afër pikës së karburantit “Hib Petrol në magjistralen Ferizaj-Prishtinë në një bankomat.

    “Me datën 03.11.2023 rreth orës 04:50 kemi pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në afërsi të pikës së karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj ishte një grabitje e armatosur në proces nga persona të panjohur”, njoftoj policia.

    Sipas policisë të dyshuarit kanë shtënë me armë në drejtim të policisë dhe janë larguar me veturë karavan nga aty.

    “Patrulla e policisë me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë filluar të shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim trupor, ndërsa në shkëmbim të armëve të zjarrit i janë përgjigjur edhe zyrtarët policor dhe të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë karavan, ngjyrë e zezë, në drejtim të panjohur dhe në veturë dyshohet se ishin 4 persona me armë të gjata”, njoftoj policia.

    Më pas në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar, i cili edhe ai ka dalë në vendin e ngjarjes, i kanë nisur hetimet.

    “Nga hetimet e para hetuesit rajonal kanë mësuar se cak i personave të maskuar ishin 3 bankomatet që gjenden skaj rrugës magjistrale në parkingun e qendrës tregtare ” Superviva” në Ferizaj. Personat e maskuar fillimisht me një mjet plasës kanë shpërthyer njërin bankomat, ndërsa kanë dëmtuar edhe dy bankomatët tjerë, mirëpo falë intervenimit të shpejtë të policisë, posa arrinë patrulla e parë policore, të dyshuarit fillojnë të shtënë në drejtim të veturës së policisë dhe të largohen nga vendi i ngjarjes”, theksoi policia.

    Nga të dyshuarit në këtë rast janë përdorur mjet eksplozivi në bankomat dhe pushkë automatike në drejtim të policëve në veturën e policisë.

    Hetuesit rajonal pasi kanë kryer egzaminimet në vendin e ngjarjes, në bashkëpunim edhe me njësitet tjera të policisë rajonale janë në kërkim të personave të dyshuar. Rasti është cilësuar ” Vrasje e mbetur në tentativë, grabitje e armatosur e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.​

    Ndërsa, qytetarët janë ftuar që të bashkëpunojnë me policinë për arrestimin e personave të dyshuar.

    “Nëse kanë informata për personat e dyshuar që lidhet me grabitjen e armatosur të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet tutje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark