×
  • Lajme
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Policia shton masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë-Izrael, tregon çka nuk lejohet në stadium

    Insajderi
    12 November 2023 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe akterë të tjerë kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtje të ndeshjes Kosovë – Izrael, që do të luhet sot në “Fadil Vokrri”.

    Këtë të dielë do të ketë siguri të përgjithshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, shtim të masave të sigurisë, ndërmarrje të masave të nevojshme policore, parandalim dhe luftim të dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme, shtim të masave të sigurisë paraprake dhe kontrollim të turmave si në perimetër të stadiumit e sipas nevojës edhe në qytet e sheshe.

    Më tej, policia ka njoftuar se në stadium nuk do të lejohen mjetet piroteknike, shishet e qelqit, shishet e plastikës, pijet alkoolike dhe substancat narkotike, ushqimi i çfarëdo lloji, ombrella, armë zjarri, armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë, sende të rënda, kamera profesionale e “çdo material promovues racist, ksenofobik, politik e fetar”.

    “Është paraparë ndërmarrja e këtyre masave të nevojshme, me qëllim të menaxhimit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive, e cila është interes nacional për vendin dhe sportin”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia ka kërkuar nga qytetarët që maksimalisht të respektojnë rregullat e parapara, në të kundërtën ata mund të jenë subjet i ndëshkimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark