×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Policia turke e ndërpren marshimin e Paradës së Krenarisë në Ankara, arreston 30 persona

    Insajderi
    06 July 2022 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, e ka ndërprerë Paradën e Krenarisë, duke arrestuar dhjetëra njerëz.

    Autoritetet turke kanë ndaluar ngjarjet e Krenarisë në të gjithë vendin për arsye sigurie, por rreth 50 njerëz që mbanin flamuj ylber marshuan drejt një parku në qytet të martën.

    Oficerët e policisë ndaluan grupin dhe arrestuan të paktën 30 persona, sipas organizatorëve. Disa nga të arrestuarit u detyruan të shtrihen në tokë, ndërsa policia dyshohet se përdori gaz lotsjellës dhe sprej.

    Një kundër-demonstratë u mbajt gjithashtu pranë nga një grup fetar, i cili e konsideron komunitetin LGBTQ+ si një kërcënim, shkruan Euronew, transmeton KlanKosova.tv.

    Turqia kishte lejuar më parë mbajtjen e marshimeve të Krenarisë, me të parin që u mbajt në vitin 2003, një vit pasi presidenti Rexhep Tayyip Erdogan dhe partia e tij AK erdhën në pushtet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark