×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Policia vret një 16 vjeçare afro amerikane në Ohios

    Insajderi
    21 April 2021 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qëllohet për vdekje nga policia e Ohios një vajzë afro amerikane 16 vjeçare.

    Të shtënat ndodhën rreth 20 minuta para se të shpallej vendimi për agjentin e policisë që vrau një vit më pare George Floyd.

    Agjentët e policisë të cilët ishin të përfshirë kishin kamera në trupin e tyre që tani më janë sekuestruar dhe ka nisur zbardhja për atë çfarë ka ndodhur. Duket se 16-vjeçarja, e qëlluar nga policia u identifikuar si Ma’Khia Bryant.

    Kryetari i Bashkisë Andreë J. Ginther shprehet se: “Është një ditë tragjike për qytetin e Columbus”.

    Po ashtu ai tha se do të tregohej transparent dhe do të bënte publik çdo detaj. Gjithashtu ai i bëri apel qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të lënë hetuesit të kryejnë punën ë tyre.Tezja e viktimës tha për mediat se adoleshentja jetonte në një shtëpi sociale dhe ishte përfshirë në një zënkë me një adoleshent tjetër. Ajo shtoi se mbesa e saj e kishte hedhur thikën në tokë para se të qëllohej disa herë nga policia.Menjëherë pas publikimit të lajmit shpërthyen protesta në të gjithë qytetin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark