×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Politikan lokal i papërgjegjshëm” – Bislimi i kundërpërgjigjet Muhaxhirit pasi ky i fundit e krahasoi Kurtin me Millosheviqin

    Insajderi
    03 January 2024 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditë më parë, kryetari i Pejës që vije nga radhët LDK-së, Gazmend Muhaxheri e krahasojë kryeministrin, Albin Kurti me kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin. Për krahasimin që bëri është pyetur numri dy i ekzekutivit, Besnik Bislimi, shkruan Insajderi.

    Bislimi e ka cilësuar Muhaxhirin si një “politikan lokal i papërgjegjshëm” duke shtuar se Qeveria e Kosovës nuk bën politika për të kënaqur politikanë lokalë, duke kërkuar që të mos i kushtojnë rëndësi deklarimeve të tilla.

    “Unë mendoj se në përpjekjen e tij për të luajtur politikanin e nivelit nacional ai dështoi plotësisht, sepse ai mendoi se kjo është mënyra se si bëhet opozitarizmi. Sidoqoftë ju s’duhet t’i kushton rëndësi qëndrimeve të politikanëve të tillë”, ka thënë Bislimi në intervistë për Radio Gorazhdevcin.

    Theksojmë se Muhaxheri, tha se Kurti po i trajton serbët në Veri sikur Millosheviqi shqiptarët dikur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark