×
  • Lajme
  • Lajme

    Politikani zviceran i gëzohet dëbimit të reperit kosovar

    Insajderi
    21 October 2016 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Claudio Schmid, asambleist në kantonin e Cyrihut në Zvicër, i është gëzuar vendimit të autoriteteve zvicerane për dëbimit nga vendi të reperit kosovar Besian Kaqorraj, ndryshe i njohur edhe si “Besko”.

    “Shumë mirë! Unë kurrë nuk e kam kuptuar se pse një urryes i shtetit të Zvicrës si kjo figurë është  toleruar kaq gjatë.”, ka shkruar në Twitter anëtari i Partisë Popullore të Zvicrës.

    kllaudio-222

     

    “Besko” është dëbuar nga Zvicra të premten e kaluar, pasi që ai kishte kryer një mori veprash penale.  Ai ka qenë i burgosur gjatë vitit 2014 , i cili ishte i dënuar deri në pesë vite burg për kryerjen e veprave penale si vjedhje, detyrim dhe grabitje me armë.

    Reperi Besko ka lindur në Zvicër ku prindërit e tij ishin shpërngulur para luftës në Kosovë.  Ai ka krijuar një reputacion të një njeriu problematik në Zvicër.

    Në një intervistë për mediumin zviceran 21minnuten, ai ka thënë se vendimi për dëbimin e tij “është një ëndërr e keqe”.  Ai ka treguar se në Kosovë nuk ka as shtëpi e as të afërm./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark