×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pompa “Spahiu-Petrol” e shkel udhëzimin e Qeverisë, e shet naftën për 8 cent më shtrenjtë

    Insajderi
    08 October 2022 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pompa e derivateve “Spahiu-Petrol”, me bazë në Mazgit të Obiliqit, e ka shitur sot naftën për tetë cent më shtrenjtë sesa parashihet në udhëzimin e Qeverisë.

    Kështu tregon një lexues për Gazetën Insajderi, i cili sot në 15:08 e ka mbushur kerrin në këtë pikë karburanti.

    Ai këtë shkelje nga naftaria e dëshmon përmes kuponit fiskal, të cilin po ashtu ia ka përcjell Gazetës Insajderi.

    Aty shihet se i njëjti një litër dizel në njësinë numër një të “Spahiu-Petrol” e  ka blerë për 1 euro e 75 cent, derisa për një litër naftë është dashur të paguajë 1 euro e 67 cent, ashtu siç e para sheh çmimi maksimal i lejuar për 24 orëshin e fundit.

    Gazeta Insajderi ka provuar të bie në kontakt me Ahmet Spahijan, pronarin e “Spahiu-Petrol”, për ta pyetur pse e ka shkelur vendimin e shtetit kur e ka shitur naftën më shtrenjtë sesa parashihet, por i njëjti nuk është përgjigjur në telefon.

    Ai sipas të dhënave publike në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve i ka edhe dy njësi të tjera të derivateve, po në Mazgit të komunës së Obiliqit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Shteti para sheh që në këtë 24 orësh nafta të jetë 1 euro e 67 cent

    Udhëzimi Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve thotë se çmimi më i lartë i naftës për 24 orët e fundit duhet të jetë 1.67 cent.

    Sipas këtij udhëzimi, popomat e derivateve duhet t’i rregullojnë çmimet çdo 24 orë, sikur për diselin, ashtu edhe për benzinën e gasin, shkuan Gazeta Insajderi.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës më datë 24 qershor 2022 kishte miratuar një udhëzim administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës.

    Siç kishte njoftuar ministria e Industrisë, Ndërrmarrëisë dhe Ttregtisë, vendimi ishte marrë “bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse”.

    Në nenin 4- të të këtij udhëzimi administrativ, thuhet se “çmimi për marzhën tregtare maksimale për litër të produktit të naftës shitur me shumicë është 2 centë, kurse për litër të produktit të shitur me pakicë është 12 cent”.

    Theksojmë se ky udhëzim ishte marrë për shkak se çmimi i naftës në vend kishte arritur deri në 1.90 cent për liftër dhe ishte në fuqi vetëm për 30 ditë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, mënjerë pasi kishte kaluar ky afat, pikat e karburanteve sërish e kishin rritur çmimin për një litër naftë.

    Duke parë këtë fakt, Qeveria ka miratuar sërish këtë udhëzim, me qëllim që tregtarët e naftës të mos e rrisin çmimin e saj, por t’i përmbahen udhëzimit që tregon çmimet sipas berzës ndërkombëtare, dhe i cili publikohet çdo 24 orë.

    Vendimi i qeverisë ishte kundërshtuar nga Shoqata e Naftëtarëve.

    Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, i ishte drejtuar me një letër kryeministrit Albin Kurti, ku thuhej se vendimi i Qeverisë i ka sjellë “kompanitë e vogla me pakicë buzë falimentimit”./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark