×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Popull qesharak, këto janë komentet më epike të qytetarëve për “Papi Chulio-në”

    Insajderi
    02 April 2023 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të enjetën që lamë pas, Policia e Kosovës ka arrestuar R.H. për veprën shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe përkohësisht edhe i është sekuestruar vetura e tij.

    Lajmi i sekuestrimit të veturës ka bërë bujë të madhe në publik, pasi R.H. me BMW-në e tij prej kohësh kishte shqetësuar qytetarët e Prishtinës me lëvizje e me muzikë të lartë kryesisht me këngën e Ronela Hajatit, Papi Chulo.

    Për veprat e burrit, i cili pos tjerash ka edhe 225 gjoba trafiku, përdoruesit e rrjeteve sociale me kreativitetin e tyre kanë shkaktuar shumë të qeshura në publik.

    Në vijim janë të paraqitura disa prej imazheve me përmbajtje humori, të njohura ndryshe edhe si “meme” të cilat janë bërë virale në rrjete sociale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark