×
  • Lajme
  • Lajme

    Porositën kanabis me postë nga Çikago në Shqipëri, arrestohen dy persona

    Insajderi
    14 January 2024 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    2 persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim me dyshimet se trafikuan kanabis nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë me anë të shërbimit postar.

    Në pranga ra një 16-vjeçar dhe Gledis Dikellari 23 vjeç, si dhe në kërkim u shpall një bashkëmoshatar i këtij të fundit.

    Lënda narkotike pasi mbështillej me disa shtresa qesesh për të evituar kapjen nga kontrollet dhe skanerat, paketohej si një porosi normale.

    Ajo dërgohet me postë nga persona të tjerë në SHBA dhe nga hetimet për këtë dosje nga Çikago dhe ngarkesa merrej nga persona të tjerë, shpeshherë edhe të mitur pranë pikave të postës.

    Policia tha se ka sekuestruar 5 kg kanabis sativa, me vlerë 90 mijë Euro nëse do të shitej te përdoruesit. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 5 aparate celulare, 8000 Euro dhe shuma të tjera parash.

    Trafiku i drogës nëpërmjet shërbimit postar nga SHBA është goditur edhe më herët në dosjen e ashtuquajtur ‘Tempulli’, ku nga përgjimet e shpërndarësve të kanabisit në kryeqytet dhe jo vetëm u dëgjuan biseda për këtë linjë trafiku.

    Teksa më herët, Policia ka goditur dy raste të tjera të kësaj forme trafiku të kanabisit nga Belgjika në Shqipëri. Ajo që bie në sy në këtë skemë, është përdorimi i të rinjve dhe adoleshentëve për të tërhequr pakot.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark