Revista gjermane “AutoBild” shkruan se modeli më i fuqishëm i Porsche 911 GT2 RS do të prodhohet në vetëm një mijë njësi, të cilat tashmë janë shitur të gjitha.
911 GT2 RS para publikut është prezantuar si eksponat në Panairin e pajisjeve kompjuterike dhe lojërave të konsolës E3 në Los Anxhelos, në të cilin Microsoft paralajmëroi edicionin e fundit të video-lojës së tij të popullarizuar për automobila Forza Motorsport 7.
Modeli më i fuqishëm i Porsche 911 deri më tash posedon motor bi-turbo 3,8 litra, që zhvillon më shumë se 700 kuaj fuqi.
Vetura nga 0 deri 100 km në orë i arrin pas 2,9 sekondash dhe ka shpejtësi maksimale 341 km në orë.
Sipas informacioneve të AutoBild, çmimi fillestar i veturës është prej 260.000 eurosh.