×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Porsche”, “Ferrari” e “Bentley”: Policia e Turqisë bëhet me vetura super luksoze

    Insajderi
    26 December 2023 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Turqisë është pajisur me 23 vetura luksoze.

    Bëhet fjalë për vetura që janë konfiskuar nga grupet kriminele njoftoi ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja.

    “Si rezultat i operacioneve të suksesshme të kryera nga policia në Stamboll kundër grupeve të organizuara kriminale, janë sekuestruar 23 vetura. Me vendim gjykate këto vetura i janë dorëzuar policisë. Tani e tutje ata janë në dispozicion të policisë sonë në shërbim të kombit tonë”, ka shkruar Jerlikaja.

    Siç raporton Agjencia Anadollu, në mesin e automjeteve të konfiskuara ka edhe disa vetura luksoze – si “Mercedes-Benz”, “Porsche”, “Ferrari” dhe “Bentley”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark