×
  • Sport
  • Sport

    Portieri i Llapit, Ilir Avdyli shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

    Insajderi
    09 October 2023 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit e Kosovës ka vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

    Ky çmim për javën e 9-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të KF Llapi, Ilir Avdyli.

    Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Bujar Guta, Luan Tabaku, Arton Hajdari.

    Ky komision vendosi që portieri i KF Llapi, Ilir Avdyli të shpallet “Ylli i Javës” sepse gjatë gjithë lojës ishte në nivelin e detyrës e po ashtu kur skuadra e tij ishte me një lojtar më pak e mbrojti penalltinë dhe ishte më meritori që Llapi mori 3 pikë të plota.

    Pasi mori këtë çmim portieri i Llapit u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme dhe të vështirë, për faktin se në një periudhë të madhe të lojës luajti me një lojtar më pak, e madje disa minuta edhe me dy lojtarë më pak.

    “Jam shumë i lumtur që jam shpallur më i miri i xhiros së 9-të, sidomos në një ndeshje kaq të luftuar siç ishte kjo me Lirinë. Është gjithmonë kënaqësi të arrish të mbrosh një penallti e ta ndihmosh ekipin me 3 pikët e radhës. Aktualisht pas përmbylljes e fazës së parë, Llapi gjendet në pozitën e dytë me vetëm një pikë pas Ballkanit dhe besoj që me punën që po bëjmë jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat tona. Falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për punën që po e bëjmë bashkërisht”, tha Ilir Avdyli për faqen zyrtare të FFK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark