×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Portugalia mbështet liberalizimin e vizave

    Insajderi
    18 October 2022 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Portugalia ka dhënë mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën pa kushte të reja.

    Kështu u tha në takimin e kryeministrit Albin Kurti me delegacionin parlamentar nga Portugalia të përbërë nga Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, deputeti Sergio Sousa Pinto, Koordinatori Politik i Partisë Socialdemokrate dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme, deputeti Tiago Moreira de Sa dhe këshilltari i Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, Raul Oliveira.

    Deputeti nga radhët e Partisë Socialiste e cila drejton Qeverinë e Portugalisë Sousa Pinto tha së si vend mik dhe aleat i Kosovës, ai konfirmoi mbështetjen e Portugalisë drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euro-atlantike, BE dhe NATO.

    Ndërsa kreministri Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë delegacionit portugez dhe falënderoi Portugalinë për mbështetjen e hershme dhe të vazhdueshme ndaj vendit, popullit dhe shtetit tonë, veçanërisht në fushën e sigurisë nëpërmjet trupave të saj në kuadër të misionit të KFOR-it.

    Ndër të tjera, ai foli për rolin e rëndësishëm që Portugalia mund të luajë në raport me vendet mos-njohëse, me theks te Spanja dhe Brazili. Sa i përket marrëdhënieve të mira dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë, Kurti bëri ftesë për rritje të shkëmbimeve tregtare, kulturore dhe ekonomike teksa e njoftoi delegacionin me indikatorët më të fundit ekonomikë dhe demokratikë të vendit si dhe mundësitë që Kosova ofron për investitorë të huaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark