×
  • Lajme
  • Aktuale

    Posti i ministrit të Shëndetësisë: Përgjigjja e Pecit ngjall dyshime se u shpërfill Lista Guxo

    Insajderi
    24 November 2021 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emri i deputetit të Listës Guxo, z.Haxhi Avdyli, ishte përfolur për një kohë të gjatë si zëvendësimi i mundshëm i Arben Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Në një konferencë të para afro 10 ditësh, Faton Peci i Listës Guxo, kishte deklaruar se kryeministri Kurti do të vendoste për emrin e ri të ministrit të Shëndetësisë – por që kjo do të bëhej pas konsultave edhe me Listën Guxo.

    “Se cili do të jetë emri i ri i ministrit të Shëndetësisë do të vendosë kryemininstri, pashmangshëm ne si partner i Qeverisë, normal që do të kemi pjesë e konsultave por nuk mund të flas se cili do të jetë ministër i Shëndetësisë. Mendoj se kryeministri do t’i bëj të gjitha konsultat paraprake edhe me të gjithë akterët relevantë në VV, në Listën Guxo dhe partnerët e koalicionit”, deklaroi ministri Peci më 10 nëntor 2021.

    Mirëpo sot, i pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, Peci la të kuptohet se Kurti nuk ka pasur konsulta me Listën Guxo për emrin e ri të ministrit të Shëndetësisë.

    “Unë kam deklaru që i takon kryeministrit pas konsultimeve që të caktojë se cili është emri për ministrin e shëndetësisë. Kam thënë i takon kryeministrit të vendosë emrin e ministrit. Me siguri që pas konsultimeve, nuk nënkupton vetëm partner të tjerë por me siguri ka ezauru edhe konsultimet edhe brenda përbrenda partisë që drejton”, ka thënë Peci sot në një konferencë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark