×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Pranohen të gjitha kushtet, mësohet data dhe vendi ku do të zhvillohet dueli i madh Fury – Joshua

    Insajderi
    13 September 2022 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më në fund janë pranuar të gjitha kushtet dhe do të ketë një duel të zjarrtë për titullin e kampionit të botës.

    Muaji dhjetor njihet si muaj i festave dhe festë do të ketë edhe në sportin e boksit ku do të jetë një duel i jashtëzakonshëm mes Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas.

    Pas shumë negociatave më në fund është arritur marrëveshja dhe Anthony Joshua ka pranuar kushtet për tu përballur me Furyn.

    Përfaqësuesit e boksierit britanik, Anthony Joshua, kanë konfirmuar se dy herë kampioni i peshave të rënda ka rënë dakord që përballja me Tyson Furyn të zhvillohet më 3 dhjetor.

    Tyson Fury i dha Joshuas kohë të vendos nëse do të pranojë datën 26 nëntor për tu përballur në Wembley, ose datën 3 dhjetor në stadiumin ‘Principality’ në Cardiff të Uellsit.

    “Mund të konfirmojmë, në emër të Anthony Joshuas se i pranuam të gjitha kushtet e paraqitura nga ekipi i Fury-t për një përballje më 3 dhjetor të premten e kaluar,” postoi 258 MGT në Twitter, të martën në mëngjes.

    Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur përgjigja nga promotori i Tyson Furyt, Frank Warren.

    “Kontrata do të jetv gati shumë shpejtë për ju”, shkroi Warren. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark