×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pranohet kërkesa e mbrojtjes së Veselit: Një dokument shtohet në listën e provave

    Insajderi
    16 May 2023 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trupi Gjykues pranoi sot kërkesën e mbrojtjes së ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për shtimin e një dokumenti në listën e provave. Prokuroria Speciale e kundërshtoi këtë, por aprovimi, megjithatë, u bë.

    Gjykatësi Charles Smith III  bëri të ditur se para se të vijojë me pyetjet nga mbrojtja për dëshmitarin e katërt, do të diskutohet edhe një çështje tjetër, e cila do të trajtohet në një seancë private.

    Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill të këtij viti, me deklaratat hyrëse të mbrojtjes dhe të Prokurorisë Speciale që i akuzon ata për krime të luftës.

    Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark