×
  • Sport
  • Sport

    Premia e “majme” që u ka premtuar Duka futbollistëve të Kombëtares në rast të fitores kundër Çekisë

    Insajderi
    12 October 2023 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja shqiptare, të enjten (ora 20:45), do zhvillojë ndeshje të rëndësishme për kualifikim në Euro 2024 ndaj Çekisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

    Dhe, për t’i dhënë motiv futbollistëve, presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka vendosur një premi marramendëse nëse arrijnë fitoren e “çmendur” ndaj çekëve.

    Open-TV merr vesh se kryetari Duka i ka premtuar nga 200 mijë euro për çdo lojtarë.

    Në ndeshjen e parë në Pragë, Çekia dhe Shqipëria u ndanë në barazim 1-1, por tani në Tiranë skuadra e drejtuar nga Sylvinho synon fitoren.

    Shqipëria udhëheq grupin E me 10 pikë nga pesë ndeshje, Çekia e dyta me 8 (katër ndeshje), Moldova 8, Polonia 6 pikë dhe Ishujt Faroe me 1 pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark