×
  • Sport
  • Sport

    Premier Liga mban një minut heshtje për vdekjen e Christian Atsu

    Insajderi
    18 February 2023 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot gjatë ditës është gjetur trupi i pa jetë i Christian Atsu nën rrënojat e ndërtesës ku jetonte në Turqi, pas tërmetit që goditi disa qytete të këtij vendi.

    Për ish-futbollistin e Chelseat dhe të Neëcastle United u mbajt një minut heshtje në ndeshjet e Premier League.

    Në ‘Stamford Bridge’ u përkujtua futbollisti me një minut duartrokitje. Dhe ishte pikërisht klubi nga Londra ku ai kaloi një pjesë të madhe të karrierës. Atsu luajti te Chelsea nga viti 2013 deri në vitin 2017.

    Atsu së fundmi ishte transferuar në Superligën e Turqisë te skuadra e Hatayaspor, madje 24 orë para se të ndodhte tërmeti ai kishte shënuar golin e parë me fanellën e kësaj skuadre./Lajmi.net/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark