×
  • Lajme
  • Lajme

    Premtimi i partive politike që po bëhet që nga viti 2011

    Insajderi
    08 February 2021 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Premtimet që paga minimale të rritet është rikthyer përsëri në këto zgjedhje. Ky premtim është duke u bërë që nga viti 2011 por që nuk u realizua deri më sot.

    Jusuf Azemi nga Sindikata e Sektorit Privat thotë se kjo pagë është arsyeja kryesore pse të rinjtë po ikin nga Kosova.

    Ai thotë se më nuk iu beson premtimeve të subjekteve politike në lidhje me rritjen e pagës minimale.

    “Sa herë që kemi pasur zgjedhje, partitë politike kanë premtuar se paga minimale do të jetë 250 apo 350. Por që nga viti 2011 deri më sot asnjë qeveri nuk e ka lëvizur pagën minimale”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Jusuf Azemi.

    Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se paga minimale nuk duhet të përcaktohet nga shteti, pasi ajo caktohet nga punëmarrësi dhe punëdhënësi.

    “Kemi parë premtime në kohë të zgjedhjeve nga subjektet politike se do të ketë ngritje të pagës minimale në një nivel të caktuar. Nëse duhet të ndodh rritja e pagës minimale, pashmangshëm duhet të merren në konsideratë faktorët e zhvillimit ekonomik në vend por edhe kapacitetet e ndërmarrjeve të sektorit privat në Kosovë”, deklaroi Arian Zeka.

    Paga minimamale në Kosovë që nga viti 2011 ka mbetur 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35-vjeç, ndërsa 170 euro për ata që kanë më shumë se 35 vite jetë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark