Trajneri i futbollit, Arsim Prepolli, i cili ka shërbyer si këshilltar i Abdullah Ibrakoviq te Prishtina, ka thënë se trajneri boshnjak nuk do të jetë më pjesë e klubit kryeqytetas.
Prepolli, i fituar në emisionin Ekipi A në ATV, ka treguar ekskluzivisht për largimin e Ibrakovic.
“Unë sot u ndëgjova me trajnerin Ibrakoviq, ai është dorëzuar dhe nuk do të merret me Prishtinën”, ka thënë Prepolli.
Tutje, Prepolli foli edhe për problemet financiare te Prishtina, duke treguar se futbollistët ka muaj që nuk janë paguar nga klubi.
Prishtina nuk ka kaluar një sezon të mirë këtë vit, teksa edhe dy xhiro pa përfunduar kampionati ata ndodhen në pozitën e pestë në tabelë me 48 pikë të grumbulluara.