×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Presheva nuk ka ditë zie”, reagon Shqiprim Arifi, e quan Ardita Sinanin bashkëpunëtore të Vulinit

    Insajderi
    27 September 2023 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi i ka reaguar këshilltares së kryeministrit Kurti, Ardita Sinanit, pasi që e njëjta ka akuzuar se Komuna e Preshevës ka mbajtur ditë zie për tre terroristët serb të vrarë në Kosovë.

    Përmes një postimi në Facebook, Arifi e ka mohuar këtë. Ai tha ejani dhe vërtetone tek adiminstrata komunale.

    “Për terroristët mbajti zi edhe Komuna e Preshevës”, Ardita Sinani akuzon Shqiprim Arifi

    Ai  publikoi një fotografi të Sinanit ku shihet afër Aleksander Vulin dhe e quajti  “bashkëpunëtorja e Vulinit”.

    Presheva nuk ka ditë zie! Shumë lehtë vërtetohet kjo! Ejani tek administrata komunale. Ndërsa kur jemi te flamuri ja ku ishte flamuri i Serbisë së bashku me bashkëpunëtoren e Vulinit!” , ka shkruar Arifi.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark