×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Presidenca kroate sqaron për Insajderin deklaratën e Zoran Milanoviq

    Insajderi
    02 February 2023 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenca kroate ka sqaruar deklaratën e Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq. Disa ditë më parë ai bëri një deklaratë skandaloze. Ai tha se komuniteti ndërkombëtar “aneksoi Kosovën nga Serbia” dhe se “Kroacia ka marrë pjesë në këtë”.

    Nga presidenca kroate për Gazetën Insajderi thanë se Kroacia e njeh Kosovën dhe shfrytëzojnë çdo mundësi që edhe shtetet latino – amerikanët ta njohin.

    Presidenti Milanoviq citohet të ketë thënë se nuk mendon se duhet ta sqarojë askënd për lidhjen që ka me Kosovën.

    Përveç që pati një mesazh për tablodët në Serbi, Milanoviq thotë se Rusia duhet ta njohë Kosovën.

    Dje, presidenti Milanoviç sqaroi deklaratën e tij tha: “Kosova është njohur, Kroacia ishte ndër të parat që e njohu atë dhe unë shfrytëzoj çdo mundësi që mundem për të bindur shtetarët evropianë dhe latino-amerikanë që ta njohin Kosovën, nëse nuk e kanë bërë këtë. ende. Nuk mendoj se duhet të siguroj askënd për lidhjen dhe dashurinë time ndaj shqiptarëve të Kosovës”. Ai gjithashtu tha se “Serbia do të duhet ta njohë Kosovën në një farë mënyre” dhe shpjegoi: “Që Serbia të vijë në Perëndim, ku është e mirëpritur, disa gjëra duhet të ndryshojnë. Situata në Ukrainë është fillimi i fundit të romancës së dukshme serbo-ruse, në të cilën Serbia do të kuptojë se është një dashnore e mashtruar. Serbia dhe Kosova shqetësojnë Rusinë. Rusia do të duhet ta njohë Kosovën herët a vonë ose të pretendojë se e njeh atë në mënyrë që të legalizojë atë që po bën në Ukrainë. Dhe ku është Serbia në këtë? Ata duhet të kuptojnë se po shqetësojnë Rusinë dhe se atje nuk ka dashuri, por ekskluzivisht marrëdhënie interesash, ku i shërbyen Rusisë në një periudhë pasi ajo zbatoi disa nga planet e saj që janë kundër të drejtës ndërkombëtare”. “Prandaj, mesazhi im për tabloidët në Serbi është: frenoni entuziazmin tuaj”, përfundoi Presidenti Milanoviç.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark