×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Presidenca për çështjen e kryeprokurorit: Po presimi vendimin e plotë të Kushtetueses

    Insajderi
    29 September 2023 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin në lidhje me ankesën e Shqipdon Fazliut, duke shtuar se kjo kërkese nuk ka bazë.

    Fazliu kishte dorëzuar në kushtetuese kërkesën e tij, për vlerësim të kushtetutshmërisë së aktgjykimeve të Apelit e Supremes, patën vendosur që padia ishte e pasafatshme dhe këtë e ka konstatuar edhe Kushtetuesja.

    Ky proces gjyqësor ka bërë që presidentja Vjosa Osmani të arsyetonte mosdekretimin e Isufajt, tash e një vit që nga zgjedhja si kryeprokuror.

    Në këtë rast, Kushtetuesja i ka hapur rrugët Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.

    “Aktgjykimi i Gjykatës sqaron që në rrethanat e rastit konkret, para Gjykatës janë kontestuar vendimet e lartcekura të gjykatave të rregullta, të cilat kanë refuzuar si të pasafatshme padinëpër inicimin e konfliktit administrativ të parashtruesit të kërkesës kundër vendimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KPK), të 6 prillit 2022, lidhur me propozimin e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit të Republikës së Kosovës.” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gjykata kushtetuese.

    Lidhur me këtë rast, këshilltari i presidentes Vjosa Osmanit, Bekim Kupina, ka thënë se janë duke e pritur vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

    “Po e presim vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë shkurt Kupina për Ekonomia Online.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark