×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane flet për rrezikun nga Bitcoin

    Insajderi
    06 February 2018 - 08:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    U raportua vazhdimisht për ngritjen dhe rënien e vlerës së Bitcoin, duke mos qartësuar për të ardhmen e kësaj monedhe virtuale.

    Megjithatë, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi paralajmëroi sot për rrezikun e bitcoinit dhe kriptomonedhave të tjera, aktive shumë të rrezikshme, që duhet të mbahen me shumë kujdes, veçanërisht nga bankat.

    “Monedhat virtuale janë subjekt i një paqëndrueshmërie të lartë. Çmimi i tyre është shumë spekulativ”, deklaroi presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi para Parlamentit Evropian.

    BQE nuk ka konstatuar që bankat kanë rezerva domethënëse të kësaj monedhe, për të cilën duken ende se nuk kanë shumë interes.

    Edhe Bitcoin, edhe Ethereum kanë një shkallë të lartë besueshmërie por një pjesë e mirë e kësaj varet nga përdoruesi. Mund të përdorësh me siguri një kriptomonedhë vetëm nëse keni edukimin e duhur, kur vjen fjala tek depozitimi dhe përdorimi i parave tuaja. Duhet të keni llojin e duhur të kuletës digjitale, për qëllimet tuaja.

    Për shembull, mund t’i mbani ose në kopjuter, ose në celular, ose në një hard disk të jashtëm të lidhur në rrjet. Në varësi të qëllimit që keni, secila prej këtyre është shumë mirë.

    Ethereum ka huazuar shumë nga Bitcoin, por të dyja kanë bërë përmirësime të mëdha në mënyrën si përpunohet “blockchain”, si mund të mbahen të sigurta paratë digjitale, dhe si mund të sigurohen transaksionet.

    SIGURIA

    Ethereum dhe Bitcoin të dy përdorin “blockchain”-in për të siguruar që monedha e falsifikuar të mos ekzistojë. Në këtë aspekt, Ethereum ka një avantazh mbi Bitcoin.

    Ethereum përdor diçka që quhet Kontrata e Zgjuar në teknologjinë e saj. Kjo ju lejon të programoni transaksione. Pra, nëse doni të bëni një pagesë automatike për një shitës çdo muaj, ju mund ta bëni atë me Ethereumin.

    Nëse kjo është për ju apo jo, varet nga qëllimet tuaja. Sigurisht, pagesat automatike krijojnë lehtësi, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është masa më e mirë që mund të merrni.

    Kontratat e Zgjuara gjithashtu ju lejojnë të blini artikuj të tjerë, si aksione dhe prona. Kjo i jep Ethereum më shumë hapësirë përdorimi në botën reale, që Bitcoin aktualisht nuk e ka.

    Bitcoin gjithashtu bëri shumë gabime sa i përket sigurisë, disa vjet më parë. Ne kemi dëgjuar të gjitha tregimet e tmerrshme rreth humbjes së parave gjatë shkëmbimeve, apo hakerëve që kanë qasje në miliona dollarë në Bitcoin.

    Këto gabime janë shndërruar në përvoja të mëdha të të mësuarit si për Bitcoin ashtu edhe për çdo monedhë tjetër digjitale. Shpresojmë, këto gabime nuk do të ndodhin përsëri dhe se kriminelët nuk do të gjejnë metoda të reja dhe krijuese për të fituar qasje të paligjshme në paratë tuaja.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark