×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Presidenti Biden flet pas zgjedhjeve: Ditë e mirë për Amerikën

    Insajderi
    09 November 2022 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i ShBA’së, Joe Biden, është deklaruar për herë të parë pas zgjedhjeve të mesmandatit mes republikanëve dhe demokratëve.

    Në fjalimin e tij në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Biden tha se sot është “një ditë e mirë për Amerikën”, raporton Skynews.

    Demokratët patën një “natë të fortë”, tha tutje ai, por megjithatë u pajtua se ka ende punë për të bërë.

    Në të njëjtën kohë, Biden deri diku bëri të ditur se do të kandidojë sërish.

    Ai u deklarua i vetëdijshëm se e di çka njerëzit duan: që të punojë për uljen e kostove, uljen e inflacionit, krimin dhe sigurinë publike.

    Ai ka shtuar se pavarësisht nga rezultatet afatmesme – të cilat janë ende të paqarta – është “i përgatitur” të punojë me republikanët.

    Ndryshe, republikanët dhe demokratët janë në një garë të ngushtë për kontrollin e Kongresit amerikan, ndërsa numërimi vazhdon ende pas zgjedhjeve afatmesme.

    Republikanët janë favorit për të fituar Dhomën e Përfaqësuesve, por lufta për Senatin është ende aktive.

    Megjithëse presidenti Joe Biden, një demokrat, nuk është në fletëvotim, këto zgjedhje formësojnë fatin e agjendës së tij. Nëse demokratët humbasin kontrollin e Dhomës ose Senatit, republikanët do të jenë në gjendje t’ia bllokojnë planet që mund t’i ketë si pjesë e programit të tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark