×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Presidenti i FIFA-s refuzoi kërkesën e Zelenskyt për shfaqjen e video – mesazhit për paqe, reagon Ukraina

    Insajderi
    18 December 2022 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra presidenciale e Ukrainës ka kritikuar FIFA-n pasi refuzoi shfaqjen e një video-mesazhi nga presidenti Volodymyr Zelensky në stadiumin Lusail të Katarit përpara finales së Kupës së Botës sot.

    Videoja, e cila është regjistruar në anglisht, ka për qëllim të jetë një “apel për paqe”, tha zyra presidenciale e Ukrainës në një deklaratë me shkrim për CNN të shtunën.

    “Katari mbështeti iniciativën e Presidentit, por FIFA e bllokoi iniciativën dhe nuk do të lejojë që mesazhi i presidentit të shfaqet para ndeshjes finale”, thuhet në deklaratë.

    Zyra presidenciale e Ukrainës tha gjithashtu se do ta shpërndajë videon në mënyrë të pavarur nëse FIFA nuk e transmeton atë dhe tha se vendimi i tyre për ta bllokuar do të tregonte se “FIFA ka humbur kuptimin e saj për futbollin, si një lojë që bashkon popujt.”

    Derisa, Katari nuk e ka komentuar publikisht kërkesën nga Ukraina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark