×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Presidenti i një klubi argjentinas, sulmon një gazetar live se e ka kritikuar…

    Insajderi
    26 July 2022 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti maksimal i skuadrës argjentinase El Porvenir, Enrique Merelas, iu afrua kabinës së transmetimit, para ndeshjes kundër Deportivo Merlo-s dhe u përball me gazetarin, të cilit i theu mikrofonin, për kritikat ndaj mandatit të tij .

    Para ndeshjes së gjashtë të Primera C të Argjentinës, gazetari i ‘Mundo Porvenir’, kur pa se drejt tij po vinte presidenti El Porvenir, tha: “Ja ku vjen Merelas dhe ne po i japim atij fjalën”. Por presidenti iu përgjigj në mënyrë agresive dhe duke mos patur mundësi të hynte në gabinë, filloi të ofendonte gazetarin duke thënë se ishte i droguar.

    Situata shpërtheu kur gazetari e pyeti “pse ka njerëz që përjashtohen nga klubi”, diçka që Merelas nuk iu përgjigj me fjalë, por edhe me një qëndrim të dhunshëm, që përfundoi me thyerjen e mikrofonit. “Unë po ju them: ata janë të varur nga droga. Ky djalë shet drogë”, këmbëngulte shefi ekzekutiv i El Porvenir, gjatë klimës armiqësore që u zgjidh vetëm me ndërhyrjen e personelit të sigurisë dhe policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark