×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Presidenti i ri i Malit të Zi: Vendi ynë brenda pesë viteve të ardhshme do të anëtarësohet në BE

    Insajderi
    24 April 2023 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka deklaruar se anëtarësimi i plotë në BE është prioriteti më i lartë për vendin.

    “Unë vërtet besoj se kemi momentumin për të kapur ‘trenin e fundit’ dhe për t’u bërë anëtare e BE-së në pesë vitet e ardhshme. Deri tani negociatat ishin pro forma, ai proces shkonte me ritmin e “kërmillit”, pikërisht për shkak të mungesës së vullnetit politik në periudhën e mëparshme. Nuk ka pasur reforma thelbësore që janë të nevojshme në rrugën e integrimit, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit”, tha Milatoviç në një intervistë për të përjavshmen e Beogradit NIN.

    Ai beson se anëtarësimi i Malit të Zi është një mënyrë e mirë për BE-në për të treguar se politika e zgjerimit është ende e gjallë, e cila është e rëndësishme për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe ato të Evropës Lindore.

    Milatoviç theksoi gjithashtu rëndësinë e integrimit ekonomik rajonal, shkruan ABCNews, transmeton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark