Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë, natën e shenjtë të Krishtlindjeve.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se “Ky vit na solli gëzime të gjithëve. U shenjtërua Nënë Tereza, jeta dhe veprat e së cilës janë udhërrëfyes për ne, por u lumturuan edhe 38 martirë shqiptarë të Kishës Katolike. Në audiencë private me Atin e Shenjtë, si president i vendit i konfirmova sërish përkushtimin e Kosovës për vlerat e paqes, dialogut dhe solidaritetit, si dhe mora konfirmimin për ardhjen e tij Kosovë, ditë të cilën po e presim me padurim”.
Thaçi mes tjerash ka thënë se nata e sotme është kohë kur u gëzohemi të mirave e begative që na sjell jeta dhe festojmë me njëri-tjetrin.