×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Presidentja deklarohet pas takimit me Lajçak

    Insajderi
    04 July 2023 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar sot me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.

    Në komunikatën thuhet se është biseduar për sfidat aktuale politike dhe të sigurisë “me theks të veçantë në veriun e vendit, përpjekjet për deeskalimin e situatës, sikurse edhe nevojën për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit”.

    Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.

    Ndërsa sa i përket zhvillimeve në veri, Osmani ka thënë se grupet kriminale dhe individët që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, duhet të përballen me drejtësinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark