×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Presidentja e KE’së sot viziton Kosovën, kjo është agjenda

    Insajderi
    27 October 2022 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.

    Ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, si dhe do të vizitojë një projekt të financuar nga BE-ja për efiçiencën e energjisë, së bashku me Kurtin dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanoli e atë të arsimit, Arbërie Nagavci.

    Agjenda:

    Ora 9:00 – Arritja në Zyrën e Presidentit të Kosovës

    Ora 9:20 – Fillimi i takimit mes presidentes von der Leyen dhe presidentes Osmani me delegacionet e tyre

    Ora 10:05 – Konferencë për shtyp e presidentes Osmani dhe presidentes von der Layen

    Ora 10:30 – Arritja në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës

    Ora 10:55 – Fillimi i takimit të presidentes von der Leyen me kryeministrin Kurti dhe delegacionet e tyre

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark