×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Presidentja e Komisonit Evropian kërkon që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm

    Insajderi
    01 December 2021 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë vaksinimin e detyrueshëm në përgjigje të përhapjes së variantit “shumë ngjitës” Omicron” në të gjithë Evropën. Kështu është shprehur ditën e sotme presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    Von der Leyen tha se 27 vendet anëtare të BE-së duhet të aprovojnë me shpejtësi dozat e treta dhe të mbështesin vendet që aplikojnë përkohësisht testet PCR para udhëtimit edhe brenda kufijve të bllokut.

    E pyetur nëse e mbështeti qeverinë greke në vendosjen e një gjobe mujore prej 100 € për personat mbi 60 vjeç që nuk vaksinohen kundër Covid-19, Von der Leyen tha se përhapja e sëmundjes dhe mungesa e vaksinimit në pjesë të BE-së nënkupton se vaksinimi i detyrueshëm duhej të ishte në tryezë si një përgjigje e politikës./abcnews.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark