×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Presidentja Osmani për gjykimin në Hagë: UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare në mbrojtje të njerëzve të pambrojtur

    Insajderi
    05 April 2023 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është shprehur e sigurt se drejtësia do të triumfojë, duke folur rreth gjykimit nga Dhomat e Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Osmani tha se fundi i këtij procesi do ta konfirmojë se UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare në mbrojtje të njerëzve të pambrojtur.

    “Jam e sigurt se drejtësia do të triumfojë. Dhe se fundi i këtij procesi do ta konfirmojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare në mbrojtje të njerëzve të pambrojtur. Ata mbrojtën vendin dhe popullin e tyre kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për die Presse.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark