×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Presidentja Osmani i çon ftesë edhe njëherë Erdoganit për vizitë në Kosovë

    Insajderi
    14 August 2023 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kolay Bozay, i shoqëruar nga Sabri Demiri, këshilltar i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

    Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani ia ka përsëritur ftesën për vizitë në Kosovë të Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

    Tutje, në kumtesën e lëshuar nga Zyra e Presidentes, u tha se në takim u diskutua për “marrëdhëniet e shkëlqyeshme” ndërmjet të dy shteteve dhe mundësia për thellimin e mëtejmë të tyre.

    “Presidentja Osmani theksoi se marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë strategjike dhe se shqiptarët që jetojnë në Turqi dhe komuniteti turk në Kosovë janë urë e fortë lidhëse ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftim.

    Në këtë kontekst, Presidentja Osmani, thuhet ta ketë ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e Kosovës në procesin e pavarësisë dhe shtetndërtimit, duke kërkuar mbështetje të mëtejmë edhe për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    “Me zv.ministrin Kemal Bozay, Presidentja Osmani diskutoi për bashkëpunimin bilateral, organizimin e një forumi të bizneseve të dy shteteve, sikurse edhe bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm”.

    Presidentja ka informuar përfaqësuesin turk për situatën në veri dhe për hapat që ndërmori Kosova për ta shtensionuar gjendjen në veri, sipas propozimeve të Bashkimit Evropian.

    Në raport me zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend, Presidentja Osmani diskutoi edhe për hapat konkret të ndërmarra nga institucionet e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të vendit në përputhje me dakordimin në Bratislavë. Presidentja Osmani theksoi se prezenca e Policisë Speciale të Kosovës në objektet komunale dhe rreth tyre në veri tashmë është zvogëluar, ndërsa po vazhdon puna për plotësimin e infrastrukturës ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut nëpërmjet peticionit të qytetarëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark