×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Presidentja Osmani në Ditën e Refugjatëve kujton luftën e fundit në Kosovë

    Insajderi
    20 June 2023 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja Vjosa Osmani me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, ka kujtuar luftën e fundit në Kosovë.

    Ajo ka thënë se gjatë asaj periudhe, më shumë se gjysma e popullsisë janë bërë refugjatë si rezultat i gjenocidit të Millosheviqit.

    “Në Ditën e Refugjatëve kujtojmë sakrificën dhe vuajtjen e pamasë të refugjatëve në mbarë botën. Gjatë luftës në Kosovë, më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i gjenocidit të Millosheviqit”, ka shkruar Osmani në Twitter.

    Dita e Refugjatëve u krijua për herë të parë më 20 qershor 2001, në njohje të 50-vjetorit të Konventës së vitit 1951 në lidhje me statusin e refugjatëve.

    Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës.

    Çdo vit më 20 qershor të Kombeve të Bashkuara grupet qytetare të panumërta nëpër botë festojnë Ditën Botërore të Refugjatëve./Insjaderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark