Insajderi
Insajderi

Presidentja Osmani uron shtetin çek për marrjen e presidencës së Këshillit të BE-së

Insajderi
01 July 2022 - 11:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Presidentja Osmani uron shtetin çek për marrjen e presidencës së Këshillit të BE-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar kryeministrin e Çekisë Petr Fiala pas kalimit të presidencës së Këshillit të BE-së nga Franca te Çekia.

Osmani ka thënë se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar për një evropë të fortë dhe të bashkuar.

“Urime për kryeministrin Petr Fiala dhe për partnerët tanë çekë për marrjen e presidencës së Këshillit të BE-së. U dërgojmë urimet më të mira në përmbushjen e objektivave ambicioze të tyre. Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar për një Evropë të fortë dhe të bashkuar”, ka shkruar Osmani.

Çekia nga sot do ta udhëheqë presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muaj deri më 31 dhjetor. Franca udhëhoqi KE-në nga 1 janari deri më 30 qershor.

Ditë më parë Lajçak ka konfirmuar se edhe Çekia pritet të diskutojë për heqjen e vizave për Kosovën.

“Javën e kaluar kur janë takuar udhëheqësit e BE-së kanë folur për liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila më në fund duhet të përfundohet me sukses. Dhe presidenca çeke që fillon këtë të premte do ta ketë këtë në rendin e ditës së tyre. Po e përsëris nuk kam të drejt ta them kur do të vije ky vendim, por siç e thashë mbështetja ska qenë kurrë më e madhe. Mometumi ekziston”, u shpreh Lajçak përcjell Insajderi.

Lexo edhe:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark