
Klubi Basketbollistik i Pejës ka fshirë postimin ku ka pretenduar se iu është sulmuar basketbollisti Marques Townes në ndeshjen kundër KB Bashkimit.
KB Peja në këtë postim thoshte se tifozët vendas sulmuan Townes kur u futën në fushë. Postimi u fshi në kohën kur nëpër grupe të basketbollit mohoheshin pretendimet e KB Pejës, duke thënë se përleshja ndodhi mes tifozëve, shkruan Insajderi.
“5 sekonda pa përfunduar ndeshja, tifozët vendas kanë goditur basketbollistin tonë Marques Townes me grushta pas kokës. KB Peja do të shqyrtoj çdo mundësi të mundshme“, thuhej në reagimin e KB Pejës, tashmë që është fshirë.
KB Bashkimi e fitoi ndeshjen me rezultat 84-78. Ndeshja e katërt do të zhvillohet në Karagaç të Pejës. /Insajderi.org/
SHIH EDHE: