×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Prezantohet agjenda shtetërore për 15-vjetorin e Pavarësisë dhe Epopenë e UÇK-së

    Insajderi
    08 February 2023 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë prezantuar të mërkurën agjendën për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt dhe Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 5, 6, 7 mars. Këto aktivitete do të zgjasin për 30 ditë.

    Para pak çastesh edhe përmes faqes zyrtare në Facebook, të Qeverisë janë shpërndarë njoftimet që lidhen me organizimin e 15 vjetorit të Pavarësisë. Logoja e 15-vjetorit të Pavarësisë dhe Epopesë së UÇK-së

    Bislimi ka thënë se programi për këto dy data “shumë të rëndësishme për Kosovën” është hartuar nga grupi punues i përbërë nga Çeku si përgjegjës kryesor, ndërsa anëtar janë edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, gjeneralmajor Bashkim Jashari, drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj e përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta, Muhamet Bilalli.

    Në konferencë për media, Çeku ka thënë se programi do të fillojë nga 9 shkurti dhe do të zgjasë deri më 12 mars.

    Gjatë kësaj periudhe, siç ka njoftuar Çeku, do të ketë aktivitete të ndryshme çdo ditë për shënimin e këtyre dy datave.

    “Në këto 30 ditë aktivitete do të ketë homazhe, nderime, parakalim të FSK-së, turne e kampionate në sport, aktivitete muzikore, ekspozita, shfaqje filmi, teatri e baleti, promovime librash, gara shkollore e sesione librash. Do të ketë edhe pritje zyrtare”, ka thënë ai.

    Çeku ka thënë se këshilli organizativ i këtij programi do të njoftojë në detaje për aktivitetet ditore.

    U prezantua edhe logoja e 15-vjetorit të Pavarësisë dhe Epopesë së UÇK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark