Për herë të parë në Kosovë, vjen Kampionati Evropian i Xhudos me 16 dhjetor 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, si ngjarja më e madhe sportive në vend.
Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000€ në total në të gjitha kategoritë, përcjellë KosovaPress.
Dederata e Xhudos sot ka prezantuar identitetin zyrtar të kësaj ngjarje të rëndësishme. Logoja e Kampionatit Evropian është frymëzuar nga ngjyrat bardh dhe kaltër të Prishtinës, qytetit ku do të mbahet Kampionati; ilustrimit të objektit të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ku do të mbahet Kampionati me 16 dhjetor 2023; dhe ilustrimin e përshëndetjes – “Rei” – në xhudo si një ndër elementet kryesore të xhudos që simbolizon respektin dhe mirënjohjen, kështu për të reflektuar edhe vlerën kryesore të vendit tonë – mikpritjen – dhe për të dëshmuar traditën e xhudos në Kosovë, vendin e tri medaljeve të arta olimpike.
Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.